Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të ndërtohet një spital në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Kjo kërkesë e KMDLNj-së erdhi pas vdekjes në spitalin e Pejës të të burgosurit Tasim Zhuniqi i cili po e vuante dënimin në Dubravë.
“Sipas KMDLNj – ë , i dënuari i ndjerë Zhuniqi ishte dërguar me urgjencë në S.R. në Pejë nga Njësia Ambulantore e Q.K .të Dubravë ku trajtohej në kuadër të mundësive profesionale e që , sipas KMDLNj- së ishin dhe janë të pamjaftueshne për trajtim të rasteve të rënda”
“KMDLNj edhe më herët ka theksuar se pa ndërtimin e një spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës , pa investim në infrastrukturë profesionale duke ofruar stimulim shtesë për profesionistët shëndetësorë që do të punonin në këtë spital , nuk do të ketë përmirësim të trajtimit të shëndetit për personat e privuar nga liria përkundër angazhimit maksimal të Shërbimit shëndetësor të burgjeve . Transporti i të burgosurve për trajtim , sidomos të rasteve me rrezikshmëri të lartë paraqet problem të madh. Mungesa e kapacitetit pranues në institucionet shëndetësore publike është sfidë e madhe për SHKK dhe SHSHB , e para në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë kurse e dyta e Ministrisë së Shëndetësisë .
“Për KMDLNj paraqet brengë të veçantë pandjeshmëria e gjykatave edhe për rastet me sëmundje të pashërueshme duke refuzuar thuaja çdo kërkesë të argumentuar nga Shërbimi Spitalor i Burgjeve për ndërprerje të dënimit”, thuhet në reagimin e saj.
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...