Gëzim Mehmeti, kandidat i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, ka reaguar lidhur me projektin e sheshit “George Bush”, duke paralajmëruar se qyteti rrezikon të humbasë 12 milionë e 700 mijë euro, që përbëjnë rreth 70% të vlerës së kontratës mbi 18 milionë euro, nëse ky projekt anulohet dhe nuk realizohet.
“Nëse projekti i sheshit ‘George Bush’ anulohet e nuk realizohet, bllokuesit janë përgjegjës për këto dëme. Këto janë paratë tona, të fëmijëve tanë. Prishtinës nuk i duhen lojëra politike. Na duhet zhvillim, jo bllokim. Prishtina përtej bllokadave…”, ka shkruar Mehmeti në një status në Facebook.
Ky projekt ka ngjallur polemika në kryeqytet mes atyre që e mbështesin realizimin e tij dhe kundërshtarëve që kërkojnë anulimin, duke e kthyer atë në një prej çështjeve më të diskutuara në Prishtinë./Arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova