Sot mbushen 27-vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën.
Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.
Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë shtatë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.
Komuna e Podujevës dhe Shoqatat e Dala nga Lufta në Podujevë, organizojnë homazhe tek lapidari i shtatë dëshmorëve të rënë në Betejën e Kaqandollit dhe do të mbahet një aktivitet përkujtimor për të rënët e kësaj beteje në Kaqandoll, në ora 13:00./rtk
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës