Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vazhduar fushatën zgjedhore në Artanë. Lideri i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku prezantoi kandidatin e LDK-së për kryetar të kësaj komune, Bajrush Ymerin, duke e cilësuar atë si njeriun e duhur për Artanën.
“Bajrush Ymeri është biri i këtij vendi, që e njeh më mirë se kushdo çdo lagje, çdo rrugë, çdo fshat. Ai nuk vjen me premtime boshe, por me përvojë, përkushtim e ndershmëri. Ai është gati të punojë ditë e natë për qytetarët, për t’ua dhënë dinjitetin dhe për ta bërë Artanën vend të zhvillimit”, tha Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së shtoi se përveç kryetarit, një komunë e fortë ka nevojë edhe për një asamble të fortë, duke prezantuar edhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.
“Janë burra e gra të ndershëm, profesionistë që e shohin politikën si shërbim e jo si privilegj”, u shpreh ai, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe duke u bërë thirrje për fitore më 12 tetor.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...