Fitore minimale e Milanit – vendos goli i Modricit

22:46 | 14 Shtator 2025
D.H

Milani ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke e mposhtur minimalisht Bolognan me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi kroati i ardhur si lojtar i lirë nga Real Madridi, Luka Modric, shkuran Arbresh.info.

Ai shënoi në minutën e 61-të pas një asistimi nga Salemaekers.

Gimenez në minutën e 83-të, pati mundësi të mirë për ta shënuar golin e dytë mirëpo goditja e tij u ndal nga shtylla.

Tre minuta më vonë, gjyqtari vendosi të jap penallti për Milanin, por pas rishikimit në VAR, ai anuloi 11-metërshin.

Deri në fund ndeshja mbeti 1-0 dhe Milani arkëtoi tre pikët e radhës në Serie A.

Pas tri ndeshjeve, ‘Rosonerët’ kanë gjashtë pikë dhe ndodhen në pozitën e pestë kurse Bologna renditet e 13-ta me tri sosh.

Ndeshjen e radhës Milani e luan në udhëtim tek Udinese kurse Bologna do të ketë punë me Genoan./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale