Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregoi për Times Radio Politics mintren e parë në botë nga Inteligjenca Artificiale.
“Diella ka shumë potencial, nuk ka kushërinj, se kushërinjtë janë pak problem në vendin tonë, s’njeh ditë natë, nuk perëndon si dielli, nuk ia ndjen fare edhe nëse e pushon. Ndaj në kohën e ndryshimeve, i përshtatet ndryshimeve më lehtë se ministrat realë, ndaj s’kemi më kohë për të humbur”, tha Rama.
Madje, ende pa u betuar kolegët e saj realë, ministrja virtuale ka nisur me punën e parë.
“Ne kemi benefite konkrete. Ne kemi nisur negociatat me BE. Pa AI, një vend kandidat duhet të shkojë në një proces që është transferimin e të gjithë legjislacionin europian, në legjislacionin e saj. Diella po na ndihmon ta tejkalojmë këtë. Teknikisht, negociatat e BE, janë më shumë se 4 mijë e ca ligje që duhen transferuar në Shqipëri. Imagjinoni punën tani. Kroacia e cila ishte e fundit, iu deshën 7 vite. Ne do e bëjmë për 1 vit, tha Rama.
Gazetarët britanikë pyetën Ramën për debatin e tij me politikanin britanik Nigel Farage për shqiptarët e burgosur në Britani. Kryeministri u sugjeroi ti drejtohen AI, ndërsa kishte një pyetje për ta.
“Nëse do përdorni AI, do zbuloni se ka shumë gënjeshtra për këtë. Unë imagjinoj, nëse do e bënit këtë, ku do i gjenit njerëzit t’iu ndërtojnë shtëpitë, shoferët e taksive e kamionëve, kush t’iu bënte kafen? “
Por kryeministri, mezi e pret vizitën e Farage në Shqipëri.
“Po pres Faragen të vijë, e ftova publikisht. Ai më tha që do vijë. Ai do të vijë sepse, nuk e di, planet e tij. Siç e kuptova, do të vizitojë Shqipërinë, unë dua ta takoj si politikan i talentuar, dhe mendoj se ka shumë inteligjencë. Do e bind të bëjë pushimet në Shqipëri.”/abcnews.al
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...