Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas ndërprerjes së Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke paralajmëruar se kjo goditje do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon qasja politike në Kosovë.
Ai ka theksuar gjithashtu se Kosova ndodhet nën masa të Bashkimit Evropian, gjë që e komplikon edhe më situatën.
Në një postim në profilin e tij, deputeti i LDK-së ka vënë në dukje se kjo situatë do të ishte shmangur nëse presidentja Vjosa Osmani do të kishte përmbushur detyrimet kushtetuese për mbrojtjen e Kushtetutës, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sistemit të drejtësisë, prokurorisë, mediave, bizneseve dhe komuniteteve të ndryshme nga sulmet e kryeministrit Albin Kurti.
“Goditja që mori dje shteti i Kosovës nga ndërprerja e dialogut strategjik Kosovë-SHBA do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon kursi i zhvillimeve politike. Të mos harrojmë se jemi edhe nën masa financiare të BE-së për më shumë se dy vjet. Ky vendim i SHBA-së do të ishte i shmangshëm sikur Presidentja Osmani ta kishte përmbushur detyrimin e saj kushtetues, duke marrë përgjegjësinë për të mbrojtur Kushtetutën dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, institucionet gjyqësore e prokuroriale, gazetarët, bizneset dhe komunitetet pa dallim nga sulmet dhe presioni i Kurtit dhe Vetëvendosjes. Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit”. tha ai.
“Ky vendim i SHBA-së është zile e re alarmi për ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, shumë prej të cilëve viteve të fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij të popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së. Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua ngase nuk i ra kush ziles. Zilja kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020. Atëherë, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para ruajtjes së pozitave qeveritare”, tha ai./Arbresh.info
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...
Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm 7.0 ballë
PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensio...
Kurti mbyll fushatën në Prishtinë: Mos lëshoni pe për siguri...
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...