Presidenca ka dhënë një përgjigje lidhur me kuadrin ligjor mbi të cilin do të bëhet dekretimi i ministrit virtual Diella, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblesë së PS.
Në përgjigje të interesit të mediave, Presidenca sqaron se Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhjet e 11 majit, PS.
“Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen në një ditë të mëvonshme. Baza kushtetuese e dekretit ndodhet në rreshtin hyrës të tij.
Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje.
Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim.
Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene”, thuhet në sqarimin e Presidencës.

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...