Pas njoftimit zyrtar të Ambasadës Amerikane për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar me një koment ironik drejtuar mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një postim në rrjete sociale, Mustafa shkruan:
“‘Albini e ka përkrahjen e Amerikës, veç po bohen kishe jo’, vazhdojnë me rrejt militantat!”
Kjo deklaratë vjen si kundërpërgjigje ndaj një narrative të shpërndarë prej kohësh nga simpatizantët e Vetëvendosjes, të cilët pretendojnë për një raport të fortë mes Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe administratës amerikane.
“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta midis Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet mbi një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si themel për mirëqenien ekonomike të ndërsjellë. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite.”, shkruan Mustafa në Facebook.
Tutje ai shtoi se Dialogu strategjik ishte paraparë të forconte lidhjet ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar.
“Shpresojmë që në të ardhmen, në rrethana të përshtatshme, të mund të vazhdojmë me këto përpjekje. Jemi të bindur se ky është një synim i përparësuar nga vetë qytetarët e Kosovës.”, tha Mustafa në fund./Arbresh.info
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...