Pas katër muajsh mungesë për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Malishevës (0-0), futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, ka rikthyer në stërvitje.
Ai u godit pa dashje me bërryl gjatë një dueli me portierin Ilir Avdyli në minutat e fundit të ndeshjes dhe më pas u përplas me kokë në tokë, duke pësuar gjakderdhje në kokë.
Rikthimi në stërvitje, tregon përmirësime të dukshme në gjendjen e tij shëndetësore, pasi ai ka filluar vrapimet dhe përgatitjet për tu bashkuar pastaj me pjesën tjetër të ekipit.
“Pas 4 muajsh të vështirë, plot sfida dhe sakrifica, jam rikthyer në fushë. Çdo ditë e kaluar në rikuperim ka qenë një betejë. Sot, më në fund jam kthyer aty ku i përkas – në fushë. Faleminderit të gjithëve që ishit pranë meje”, ka shkrua Bilalli.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...