Ngritët aktakuzë ndaj Faruk Mujkës kryeshef i Ibër-Lepencit, dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit mbi 125 mijë euro

11:22 | 10 Shtator 2025
E.H

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunal të Mitrovicës të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Njëri nga të akuzuarit është Faruk Mujka, kryeshef i Ibër-Lepencit, transmeton Arbresh.info.

PSRK njofton se Faruk Mujka, bashkë me Hysen Muzliukaj, ish-këshilltar i Faton Pecit, i kanë dëmtuar dëm AKP-së mbi 125 mijë euro.

“Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike”, thuhet në njoftim.

“Sipas aktakuzës, më 25.04.2021, të pandehurit, duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik të një prone të paluajtshme, i paraqitën po këtij Kuvendi një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës prone, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet edhe për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”. Në kuadër të aktakuzës, PSRK ka propozuar: Shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj të pandehurve F.M. dhe H.M”, përfundon komunikata.

Ndryshe, Mujka në korrik të vitit 2023 ishte arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunal të Mitrovicës

Shpërndaje në rrjete sociale