Kompania amerikane e teknologjisë Apple prezantoi sot produkte të reja, përfshirë modelin e ri iPhone 17 pro, çmimi fillestar i të cilit në tregun amerikan është 1,099 dollarë, që është 100 dollarë më shumë se iPhone 16 pro i vitit të kaluar.
Telefoni i ri është më i hollë dhe ka 256 gigabajt (GB) hapësirë ruajtjeje, në krahasim me 128 GB, që ishte standard në telefonat e vitit të kaluar, raporton CNBC.
Apple u faturon përdoruesve më shumë për hapësirë shtesë ruajtjeje në iPhone, dhe përmirësimi në 512GB hapësirë ruajtjeje në “iPhone 17” kushton 200 dollarë këtë vit.
Për shkak të tarifave të vendosura nga Donald Trump, kompania arriti të riorientojë me sukses një pjesë të madhe të zinxhirit të saj të furnizimit për të importuar iPhone në Shtetet e Bashkuara nga India, në vend të Kinës, ku tarifat janë më të larta.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...