Serbia është duke luajtur ndaj Anglisë në Beograd, ku pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të “Tre Luanëve”.
Lënë anash rezultati ajo çfarë bie në sy janë tifozët serb, të cilët assesi nuk mbushen mend as nga dënimet me gjobë, as ato me zbrazje të stadiumit, ku vazhdojnë ëndrrat e tyre duke thirrur “Kosova Serbia”, shkruan Arbresh.info.
Huliganët serb kanë vazhduar traditën e tyre që e kanë nëpër secilën ndeshje, ku këndojnë këngë raciste ndaj Kosovës, thirrjet kundër shtetit tonë e ndaj shqiptarëve.
Një gjë e tillë ndodhi edhe sot gjatë pjesës së parë, ku për më shumë se 10 minuta në intervale të ndryshme kohore, këto thirrjen janë dëgjuar në stadiumin “Rajko Mitic”.
Përreth stadiumit u panë edhe banderolat kundër shtetit tonë që nuk mungojnë në asnjëherën prej ndeshjeve të Serbisë.
UEFA e FIFA natyrisht se pritet t’i sanksionoj edhe këtë herë, por ata nuk ndalen.
Kujtojmë se ndeshja e ardhshme e Serbisë pas kësaj që po e luan sot është me kombëtaren shqiptare në po të njëjtin stadium të shtunën e 11 tetorit./Arbresh.info

Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas
Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dh...
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori u...