Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki.
Në një postim në Facebook, Maqedonci tha se gjatë takimit u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë në mbështetjen e projekteve konkrete dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.
Në këtë frymë, ai thotë se kanë nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, si një instrument kyç për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka ofruar Republikës së Kosovës ndër vite, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për thellimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në besim të ndërsjellë, respekt dhe vlera të përbashkëta”, shkruan Maqedonci./Arbresh.info.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...