Sot në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë, Drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi.
Personi që e ka sulmuar është një ish-punonjëse e qerdhës “Ganimete Terbeshi” e cila edhe me herët ka qenë disa herë e arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi.
Kryesja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore.
Në një prononcim për TV Syri, Drejtoresha Kumnova-Baçi ka thënë se “tash e sa kohe e kam të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik pasi personi në fjalë më ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private”
“Iu bëj thirrje organeve përgjegjese që përmes vendimeve të merituara gjyqësore të ma mundësojne lirshëm ushtrimin e funksionit te zyrtarit publik dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar Kumnova-Baçi.
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar