Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik për prerje të pyjeve në Parkun Kombëtar “Sharri”. Të arrestuarit janë një 31-vjeçar me inicialet F.V dhe një 34-vjeçar me inicialet K.V.
Sipas Policisë, të dy të dyshuarit, me dy motor-sharra, kishin filluar të prenin dru në vendin e quajtur “Llageri”, Parku Kombëtar “Sharri”në zonën e Kaçanikut.
Ata kanë tentuar edhe të ikin.
“Policia ka reaguar, por të dy të dyshuarit nuk janë ndalur në vendngjarje, duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Në vendngjarje, Policia ka gjetur automjetin Nissan të ngarkuar me dru, një motor-sharrë dhe një telefon.
“Të gjitha këto janë konfiskuar nga policia, ndërsa veprimet janë zhvilluar në koordinim me prokurorin kujdestar. Rreth orës 15:00, të dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/


Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...