Anija në të cilën ndodhet aktivistja e njohur Greta Thunberg raportohet se është sulmuar nga një dron dhe është përfshirë nga flakët pranë brigjeve të Afrikës së Veriut.
Sipas ekuipazhit, anija me emrin Varka Familjare u godit teksa ndodhej në ujërat tuniziane. Ajo është një nga mjetet lundruese të Flotiljes Globale Sumud (GSF), një nismë që synon të thyejë bllokadën në Gaza duke dërguar ndihma humanitare – ushqime dhe ilaçe.
Greta Thunberg, 22 vjeçe, është një nga aktivistet pjesëmarrëse në këtë mision, së bashku me një grup aktivistësh ndërkombëtarë.
Flotilja, e përbërë nga 21 anije, u nis nga Barcelona javën e kaluar dhe pritet të arrijë në destinacionin e saj deri në mesin e shtatorit.
GSF publikoi pamje të momentit kur Varka Familjare u godit nga një mjet fluturues i dyshuar, duke e ndarë videon në rrjetet sociale. Vetë Thunberg e konfirmoi sulmin përmes një deklarate të shpërndarë nga GSF.
“Flotilja Globale Sumud konfirmon se një nga varkat kryesore, e njohur si “Varka Familjare” – që mbante anëtarë të Komitetit Drejtues të GSF – u godit nga ajo që dyshohet të jetë një dron”, thuhet në deklaratë.
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...