Vendimin e Gjykatës për të ndërprerë hetimet ndaj ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, avokati Bajram Tmava e ka cilësuar si jashtëzakonisht i drejtë, sepse, sipas tij, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet për vendimet që kanë qenë pjesëmarrës në aprovimin e tyre.
Avokati Tmava shtoi se klienti i tij “Enver Hasani nuk është falsifikator”, dhe se pasi të përfundojë ky proces Hasani do të publikojë prapaskenat që i kanë paraprirë gjyqit kundër tij.
“Provat që ne i posedojmë do të shkaktojnë hata, por ato do t’i shpalosim kur ky vendim të merr formën e prerë. Le të frikësohet ata që e sjellën Hasanin në këtë pozitë”, ka thënë Tmava në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.
“Me aktvendim është ndërprerë proceduara e hetuesisë së veçantë, sepse është aprovuar mendimi i mbrojtjes se kemi të bëjmë me imunitetin funksional”, tha ai
“Aktvendimi ka të bëjë me atë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet për vendimet që kanë qenë pjesëmarrës në aprovimin e tyre dhe pavarësisht se a është akoma ne funksion, imuniteti është i përhershëm. Pra ky është një vendim jashtëzakonisht i drejtë, sepse nuk mund të dëgjohet në cilësi të dëshmitarët përsosni që ka imunitet funksional”.
“Ne në procedurën e mëtejme do të sqarojmë edhe gjëra të tjera nëse shkon në shkallë tjetër, në atë të Apelit. Ne e fituam këtë betejë, por do ta fitojmë edhe luftën në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Tmava.
“Arma jonë janë incizimet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo vendim që është shkarkuar aty është incizuar”, tha ai.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve