Policia ka arrestuar Fahri Jasharin, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Të njëjtin, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza e kishte shkarkuar përmes vendimit të marrë më pesë gusht.
Sipas njoftimit të policisë, Jashari është prangosur, pasi janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të një informate ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në K.K. Mitrovicë jugu. Gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik”.
“Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave që dëmtojnë interesin publik dhe buxhetin e shtetit”, thotë policia./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...