Komuna e Prishtinë ka pajisur me kamera sigurie tetë shkolla në kryeqytet. “Dardania” , “Zenel Hajdini”, “Nazim Gafurri”, “Emin Duraku”, “Ali Sokoli”, “Iliria”, “Naim Frashëri” dhe “Pavarësia”, janë shkollat që tashmë do të monitorohen me kamera.
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, gjatë vizitës në shkollën “Dardania”, tha se vendosja e kamerave po bëhet me qëllim të rritjes së sigurisë në shkolla, parandalimit të dhunës dhe veprimeve që mund të lëndojnë nxënësit, respektimit të rendit dhe rregullit në institucionet edukativo arsimore dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor në përgjithësi.
Janë tashmë 20 shkolla në kryeqytet të pajisura me kamera të sigurisë.
Kamerat janë vendosur në hapësirat e lejuara me ligj, pra në korridore dhe në oborrin e shkollës.
Inçizimet bëhen 24 orë dhe ruhen, si dhe shkollat janë të pajisura edhe me invertorë që të mos ketë ndërprerje edhe kur ka probleme me rrymë.
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...