Numri i kredive në sistemin bankar të Kosovës ka shënuar rritje gati 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga 1 janari deri më 27 gusht 2025, kredimarrësit kanë arritur në 26,029, krahasuar me 24,805, sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo sipas të dhënave që Banka Qendrore e Kosovës.
E sipas BQK-s faktorët kryesorë të rritjes janë nevoja për financim nga ndërmarrjet dhe ekonomitë familjare, si dhe kushtet më të favorshme të ofertës.
“Numri i kredive të reja të lëshuara nga bankat në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 është rritur për 4,552 apo një rritje prej 11.8%. Gjithashtu rritje ka shënuar edhe shuma e kredive të reja të lëshuara nga bankat në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, me një rritje prej 244.8 milionë euro, apo një rritje prej 20.5%”, kanë thënë nga BQK për Tëvë1.
Ndërsa këtë vit, sipas BQK-së, është shënuar shkalla më e ulët të kredive me probleme.
“Këtë vit kemi shënuar shkallën me të ulët të kredive me probleme të shënuar ndonjëherë, e që është përafërsisht 2% në totalin e kredive, atëherë kemi të bëjmë me një rrezik të ulët të kthimit të kredive. Janë të dhëna që sistemin bankar të Kosovës e krahasojnë me vendet evropiane me shkallen e ulët të treguesve për kreditë me probleme (Non-Performing Loans – NPL), në sistem”, thuhet nga BQK.
E sipas vlerësimeve të BQK-ës në mars të 2025, rreth 40% e të punësuarve në Kosovë zotërojnë kredi aktive.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...