Greqia ka arritur të fitojë ndaj Izraelit me rezultat të ngushtë 84-79 duelin e 1/8 së finales ndaj Izraelit, për t’u kualifikuar në çerekfinale të EuroBasketit.
Kështu grekët bëhen kombëtarja e tetë dhe e fundit që arrin në çerekfinale në këtë Evropian, që prodhoi shumë surpriza, shkruan Arbresh.info.
Të udhëhequr nga ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, Greqia arriti ta mbajë epërsinë e krijuar në pjesën e parë prej tetë pikësh. Etapa e parë u mbyll 50-42 në të mirë të grekëve.
Izraeli bëri lojë më të mirë në pjesën e dytë por nuk ia arriti dot të rikthehet plotësisht.
Më i dalluari në këtë takim ishte Antetokounmpo me 37 pikë, 10 kërcime e një asistim, i ndihmuar nga Slukas me 11 sosh.
Kurse për izraelitët më i dalluari ishte Deni Avdija me 23 pikë.
Greqia në çerekfinale përballet Lituaninë, e cila ka mposhtur Letoninë në 1/8 e finales./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...