Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili u propozua nga partia e tij sot si mandatar i qeverisë së ardhshme në një fjalim të gjatë para anëtarëve të partisë së tij ka bërë disa premtime për realizim të projekteve të ndryshme.
Ai ka premtuar ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, dhe projektimin e linjave hekurudhorve që lidhin disa qytete të vendit, shkruan Arbresh.info.
“Në mandatin e ri do të fillojmë me ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, që përmban segmentin Gjakovë – Shkodër, dhe do të projektojmë linjën hekurudhore që lidh Prizrenin e Ferizajin me Gjilanin dhe Bujanocin”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Kreu i VV-së ka premtuar edhe se autostrada Prishtinë – Gjilan do të përfundojë, në mandatin e tij të dytë të synuar.
“Do të përfundojmë ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë, autostradën Prishtinë – Gjilan me vazhdim deri tek Dheu i Bardhë dhe autostradën Duhle-Shtime-Banullë. Po ashtu do të ndërtojmë rrugën e Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën e Istogun. E do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve Deçan – Plavë dhe Pejë – Rozhajë”, është shprehur Kurti ndër të tjera.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...