Një vrasje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Llapashticë e epërme të Podujevës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima dyshohet se është vrarë në veturë në rrethana ende të panjohura, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, i dyshuari është ende në arrati kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Llapashticë e epërme, Podujevë / 06.09.2025 – 19:36. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në rrethana ende të pa njohura dyshohet se ka vrarë në veturë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...