Zyrtarët portugezë kanë konfirmuar se këputja e kabllos lidhëse mes dy vagonëve ishte shkaku kryesor i aksidentit tragjik të tramvajit “Gloria” në Lisbonë, si pasojë e të cilit humbën jetën 16 persona dhe rreth 20 të tjerë u lënduan.
Sipas raportit të parë, pas vetëm gjashtë metrash udhëtim, kabinat “papritmas humbën fuqinë ekuilibruese të kabllos lidhëse”. Autoritetet kanë bërë të ditur se sistemi i sigurisë reagoi menjëherë duke aktivizuar frenat. Megjithatë, këto masa nuk patën efekt: vagoni vazhdoi të përshpejtonte në mënyrë të pakontrolluar dhe doli nga shinat me shpejtësi rreth 60 kilometra për orë, duke u përplasur në një ndërtesë brenda më pak se 50 sekondash.
Hetuesit, sipas raportit preliminar, kanë konstatuar se mekanizmat e tjerë ishin funksionalë. Një inspektim rutinë ishte kryer madje në mëngjesin e ditës së aksidentit, por defekti që solli këputjen e kabllos nuk mund të vërehej pa u çmontuar pajisjet.
“Gloria”, i cili funksionon prej 140 vjetësh dhe është shpallur monument kombëtar, është një prej atraksioneve më të njohura turistike në kryeqytetin portugez. Ai lidh Sheshin Restauradores me lagjen e njohur Bairro Alto, përmes një udhëtimi që zakonisht zgjat tre minuta. Sistemi i “Glorias” përbëhet nga dy tramvaje që lëvizin paralelisht dhe tërhiqen nga kabllo çeliku: kështu, Kur njëri zbret, pesha e tij e tërheq tjetrin përpjetë.
Shumica e viktimave ishin turistë të huaj, ndërsa autoritetet portugeze kanë paralajmëruar se hetimet do të vazhdojnë./abcnews
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...