Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se posedon aftësinë dhe përvojën menaxheriale për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemet e mëdha me të cilat kryeqyteti është përballur për vite të tëra.
Ai theksoi se qytetarët e Prishtinës meritojnë një jetë më të mirë dhe se është i bindur se mund ta nxjerrë kryeqytetin nga kaosi në të cilin ndodhet.
Duke foli për premtimin e tij “prej betonit te komuniteti”, ku është zotuar se do të pezullojë për gjashtë muaj të gjitha lejet e reja të ndërtimit, për të krijuar mundësinë e një planifikimi të rregullt urban.
Ai sqaroi se lejet ekzistuese nuk do të preken, por theksoi se Prishtina duhet të ndërtohet me plan dhe me rregull.
“Shumica e lagjeve të ndërtuara sot nuk kanë infrastrukturë mbështetëse – nuk kanë parqe, çerdhe, ndriçim, apo hapësira sociale. Komuna ka dhënë leje pa menduar për pasojat dhe pa vendosur infrastrukturën e nevojshme. Pezullimi prej 6 muajsh është i domosdoshëm që ndërtimet e reja të planifikohen më mirë dhe t’u ofrojnë qytetarëve, rrugë, ndriçim, parqe, çerdhe, gjelbërim dhe infrastrukturë sociale dhe një jetë më kualitative në përgjithësi,” tha ai.
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...