Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar janë evidentuar parregullsi të rëndësishme në procesin e subvencionimit të librave shkollorë.
Gjatë auditimit të pasqyrave financiare të MASHT-it, Spanca ka treguar se janë dhënë mbi 60 mijë euro për libra pa plotësuar kriteret e nevojshme.
“Për këtë kemi folur edhe në konferencën paraprake, për pasqyrat financiare të MASHT-it për vitin 2024 është publikuar në qershor 2025. Aty kemi prezentuar mangësitë sa i përket çështjeve që ndërlidhen me subvencionimin e librave. ZKA-ja ka identifikuar mbi 60 mijë euro janë dhënë si subvencion apo kanë aplikuar qytetarë të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për fëmijët e tyre që të marrin subvencionimin për libra. Kjo ka ndodhur si pasojë e kontrolleve jo të mira nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit e cila e ka zhvilluar këtë praktikë.”, ka thënë Spanca.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...