Mesfushori Fabian Rieder ishte lojtari i Zvicrës që foli të mërkurën në konferencë për shtyp. Rieder është transferuar tek Augsburgu nga Rennesi francez.
Në Augsburg ai luan së bashku me Elvis Rexhbeçajn, por të premten nga ora 20:45 do të jenë kundërshtarë, kur Zvicra dhe Kosova të përballen në Basel në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
“Luajmë kundër Rexhbeçajt, shokut të ri të skuadrës. Por ata janë të pozicionuar mirë në të gjithë skuadrën dhe do të duhet ta shtyjmë veten deri në limit kundër këtij kundërshtari të mirë”, ka thënë Rieder.
Në grup me Kosovën dhe Zvicrën janë edhe Suedia dhe Sllovenia.
“Nuk do të jetë ecje në park. Të gjitha tri përfaqësueset kanë kualitet të jashtëzakonshëm. Por ne duam ta kalojmë grupin dhe, nëse është e mundur, t’i fitojmë të gjitha tri ndeshjet. Këto janë synimet tona”, ka shtuar Rieder, i cili për Zvicrën ka 19 paraqitje dhe një gol.
23-vjeçari theksoi se skuadra e Zvicrës është e gatshme.
“Kur është fjala për gjëra të rëndësishme, ne gjithnjë ishim gati. Mezi presim të fillojmë”, tha Rieder.
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri