Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Faton Klinakut, i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për veprën penale të kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Prania e Kurtit në sallë bashk me mbrojtjen e tij të afërt u përcoll me reagime të menjëhershme nga skena politike.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, kritikoi kryeministrin për prezencën në sallën e gjyqit së bashku me truprojat, duke kujtuar deklaratat e mëhershme të Kurtit për mbrojtjen e zyrtarëve të drejtësisë.
“Qysh bre kryeministër, me truproje ne vendin ma të sigurt të shtetit. A të erdh marre kur i pe prokurorët e gjyqtaret, a tu kujtojke kur thoshe se ata duhet me pasë mbrojtje të afërt, jo kryeministrat”, tha ai./Arbresh.info
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...