Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është shumë i zhgënjyer me homologun rus, Vladimir Putinin.
Lideri amerikan kishte shpresuar që një takim ballë për ballë me presidentin rus në Alaskë muajin e kaluar do të ndihmonte në nisjen e një procesi paqeje në Ukrainë.
Por që nga ajo kohë, nuk është arritur asnjë marrëveshje apo takim pasues, ndërkohë që Rusia ka vazhduar me sulmet ajrore vdekjeprurëse ndaj Ukrainës – javën e kaluar duke vrarë dhjetëra persona në Kiev pas një nate me sulme me dronë.
“Jam shumë i zhgënjyer prej tij – ai e di. Ne kemi një marrëdhënie të mirë”, tha Trump në emisionin Scott Jennings Radio Show.
“Shumë i zhgënjyer. Mijëra njerëz po vdesin. Nuk janë amerikanë ata që po vdesin, por janë rusë dhe ukrainas dhe janë me mijëra. Do të shohim çfarë do të ndodhë, por jam shumë i zhgënjyer me presidentin Putin, mund ta them këtë. Ne do të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë. Nuk është çështje e Ukrainës, është çështje e ndihmës për jetën e njerëzve”, deklaroi 79-vjeçari.
Trump gjithashtu deklaroi se “nuk është aspak i shqetësuar” për formimin e një boshti kundër SHBA-së që përfshin Kinën dhe Rusinë, ndërkohë që presidenti kinez, Xi Jinping po pret liderë të ndryshëm, përfshirë edhe Putinin.
Kjo nuk është hera e parë që Trump shpreh zhgënjimin e tij ndaj Putinit. Megjithatë, pavarësisht sinjaleve të mëhershme se mund të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe vendeve që blejnë naftë prej saj, ai rrallëherë ka ndjekur fjalët me veprime konkrete për të ndëshkuar Putinin për luftën në Ukrainë. /Telegrafi/
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...