Ish-deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj, dhe ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, i kanë kërkuar një debat televiziv kryetarit aktual të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit.
Kërkesa e tyre vjen pasi Lladrovci i kishte përmendur gjatë një interviste të dhënë të martën.
Demaku, përmes një reagimi, i është drejtuar drejtpërdrejt Lladrovcit.
“Ramiz, shumë e ke keqpërdorë mosprezencën time që 9 vite. Nëse don me debatu për periudhën 2008-2016 kur kam qenë unë dhe 2016-2025 kur jeni ju, caktoje orën dhe TV”, tha ai.
Edhe Bislim Zogaj ka hedhur sfidën për një ballafaqim publik me Lladrovcin.
“Ramiz ‘Kampioni’, pas më shumë se tetë vite kërkimi nga ana juaj për mejdan, kam konsideruar se nuk je i nivelit tim. Megjithatë, këtë herë të ftoj në një debat publik, në cilindo televizion që dëshiron dhe me cilindo panelist apo moderator”, shkroi Zogaj.
Ai shtoi se, nëse Lladrovci nuk pranon, do të kërkojë nga “Kanal 10” dhe moderatori Arben Ahmeti që t’i jepet hapësira për t’u përgjigjur mbi të gjitha temat që kryetari aktual ka ngritur publikisht, duke përmendur kontributin në PDK, korrupsionin, nepotizmin e shantazhet.
“Ramiz ‘Kampioni’, nëse ke guxim për një ballafaqim medial me fakte, të pres”, përfundoi Zogaj.
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...