Futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal ka treguar dëshirën e madhe për të fituar Topin e Artë dhe Lignë e Kampionëve.
Në një intervistë së fundmi, 18-vjeçari potencoi dëshirën e madhe që ka për të një Ligë të Kampionëve me katalanasit, si dhe Topin e Artë, shkruan Arbresh.info.
“Fitimi i Ligës së Kampionëve me Barçën do të ishte i pabesueshëm, dhe individualisht, çdo lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë – kushdo që thotë të kundërtën gënjen”, ka thënë fillimisht Yamal nga kampi i ekipit kombëtar spanjoll.
“Të jesh atje në moshën 18 vjeçare është diçka për t’u vlerësuar dhe shpresojmë që të ndodhë”, përfundoi ylli i Barçës.
Ylli i Barcelonës është në garë me Ousmane Dembelen për ta fituar Topin e Artë të këtij vitit.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për 22 shtator në Teatrin e Chatelet në Paris./Arbresh.info/
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën