Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në margjina të takimeve në Kopenhagë, bashkëbisedoi edhe me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.
Tema e diskutimit ishte integrimi evropian i Kosovës, ku zëvendëskryeministri theksoi objektivat dhe synimet kryesore në këtë rrugëtim dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për avancim.
Pjesë e bisedës ishte edhe organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe përgatitjet që po zhvillohen për mbajtjen e kësaj ngjarjeje. Me ministrin Haddad, zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi edhe mbi procesin e dialogut dhe zhvillimet në rajon./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...