Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e radhës para ndeshjeve të shtatorit.
Dardanët më 5 shtator do të luajnë në Bazel kundër Zvicrës, derisa tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’, Kosova do të ndeshet me Suedinë, ndeshje që këto që do të luhen në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja jonë dje ka nisur përgatitjet për këto dy sfida tejet të rëndësishme në garën për kualifikimi në Botërorin e ardhshëm.
Në seancën e parë stërvitore të zhvilluar dje ishin të pranishëm 15 futbollistë, derisa pjesa tjetër e lojtarëve, u kufizuan në rigjenerim në hotel.
Në stërvitje e djeshme mbizotëroi atmosfera pozitive dhe përkushtimi maksimal i futbollistëve, ndërsa fokusi kryesor i Fodës ishte në ushtrimet tekniko-taktike./rtk
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...