Dymbëdhjetë vjet më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të nëntorit 2013 të vendosej logoja e KQZ-së, duke zëvendësuar stemën e Republikës së Kosovës, e cila ishte përdorur deri atëherë.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së autoriteteve në Beograd që në fletëvotimet e 3 nëntorit të mos figuronin simbole që përfaqësonin shtetësinë e Kosovës. Në të kundërtën, ata paralajmëruan se nuk do t’iu bënin thirrje serbëve të Kosovës të merrnin pjesë në procesin zgjedhor.
Vendimi i KQZ-së u mirëprit nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, pati inkurajuar KQZ-në që, në përputhje me mandatin e saj, të gjente një zgjidhje që respektonte kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendit, duke siguruar një proces zgjedhor gjithëpërfshirës në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...