Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e 1 Shtatorit, ditës kur zyrtarisht fillon viti i ri shkollor 2025/2026 në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend.
Përmes një postimi publik, Basha e cilësoi këtë ditë si të veçantë për faktin se shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe të vendit.
Basha shprehu mirënjohje të veçantë për mësimdhënësit dhe edukatorët, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në udhëheqjen e brezave të rinj drejt dijes dhe formimit qytetar.
“1 Shtatori shënon një ditë të veçantë, sepse është dita kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen. Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes. Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, që me përkushtim e dashuri udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe që me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj”, shkroi Basha./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s