Sot ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor 2025/2026 në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar në Kosovë.
Në shkollën “Meto Bajraktari” në kryeqytet, nxënësit janë mbledhur të veshur me uniformat e tyre, gati për të nisur një kapitull të ri arsimor.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor.
Ajo po ashtu bëri të ditur se janë kryer pagesat e para për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Sa i përket furnizimit me tekste dhe mjete mësimore, janë mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë të cilët kanë aplikuar. Deri tani është realizuar pagesa e mbi 70% të tyre, apo më shumë se 9 milionë euro”, tha ajo./Arbresh.info







Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...