Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin se kanë penguar dhe sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:48 dhe është regjistruar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Pejë / 30.08.2025 – 23:48. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar si dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës. Gjatë intervenimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...