Ish-ylli i Real Madridit, Marco Asensio, është në rrugë për t’u larguar nga Paris Saint-Germain para mbylljes së afatit kalimtar.
Asensio kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/2025 në huazim te skuadra angleze Aston Villa, ndërsa PSG arriti të siguronte titullin e parë në histori të Ligës së Kampionëve në muajin maj.
Pozita e tij në Paris u ndikua edhe më tej nga vendimi i trajnerit Luis Enrique për të mos e përfshirë në skuadrën e PSG-së për Kupën e Botës për Klube këtë verë.
Megjithëse tregoi disa shkëndija pozitive në Birmingham, trajneri Unai Emery nuk vendosi ta blejë përfundimisht kartonin e tij, pasi Villa nuk arriti të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe si pasojë, Asensio u kthye në Paris.
Asensio iu bashkua PSG-së nga Real Madridi në vitin 2023 si lojtar i lirë, por ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësi dhe rëndësi në kryeqytetin francez dhe tashmë ai kërkon të largohet.
Anësori spanjoll ende shpreson të bëjë pjesë në listën e Luis de la Fuente për Kupën e Botës 2026 verën e ardhshme, dhe për të mbajtur gjallë këtë mundësi, ai ka nevojë për një transferim të ri.
Sipas raporteve të mëparshme nga media franceze L’Equipe, disa klube kanë kontaktuar PSG-në për të mësuar mbi mundësinë e transferimit të Asensios, nëse klubi do të ishte i gatshëm ta shesë.
Ndërkohë, sipas një raporti të përditësuar nga Sky Sports, interesimi i mëhershëm nga gjiganti turk Fenerbahce është rindezur, pavarësisht largimit të trajnerit Jose Mourinho.
Raporti i fundit thekson se një marrëveshje është arritur për transferimin e përhershëm të Asensios në Stamboll, ndërsa lojtari kërkon largimin nga Parisi./Telegrafi/
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë