Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i paplotësuar, ndërsa kryetari i tij, Dimal Basha, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë për sot në orën 13:00 – pavarësisht se ky organ ende nuk është konstituuar plotësisht.
Thirrja vjen pas dështimit për të zgjedhur nënkryetarin e pestë të Kuvendit, i cili sipas Kushtetutës duhet të jetë përfaqësues i komunitetit serb.
Megjithatë, dy partitë kryesore opozitare – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në mbledhje.
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka cilësuar ftesën të paligjshme dhe ka theksuar se çdo veprim pas mbylljes arbitrare të seancës është antikushtetues. “Nuk do të marrim pjesë”, ka deklaruar ajo.
Në të njëjtën linjë, edhe PDK ka refuzuar ftesën, duke thënë se Kuvendi ende nuk është funksional dhe se takime të tilla i shërbejnë agjendave partiake, jo interesit të shtetit.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...