Një 29 vjeçar me inicialet Z.B. është plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në rrugën “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren.
Për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se të shtunën rreth orës 18:00 e kanë pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri.
“Rreth orës 18:12, nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Prizrenit është njoftuar se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagosjes nga arma e zjarrit. Viktima, Z.B., mashkull 29 vjeç, ka pësuar plagë në këmbën e majtë dhe sipas mjekut gjendja e tij është stabile”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi ka shtuar se i dyshuari, V.S., mashkull 24 vjeç, me ftesë të policisë është paraqitur në stacionin policor rreth orës 19:20.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Lidhur me rastin, procedurat e mëtejshme po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit. /Arbresh.info
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...