OVL e UÇK-së ka dërguar letër te shefat e grupeve parlamentare të subjekteve politike, dhe gjithë deputetëve, për shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Bashës.
Në letrën e tyre, OVL e UÇK-së shpreh indinjatë lidhur me publikimin e hulumtimeve dhe shkrimeve të bashkëautoruara të Bashës, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës është përshkruar si “milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogë”.
Përmes kësaj letre, organizata u ka bërë thirrje shefave të GP-ve të marrin përgjegjësi institucionale për inicimin e procedurës së shkarkimit të Bashës, si dhe të veprohet me urgjencë në mënyrë që të mos lejohet që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga zotëri Basha.

E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore