Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka organizuar sot një ceremoni për pranimin e 180 punëtorëve të rinj që do t’i bashkohen në sektorë të ndryshëm. Sipas KEK-ut, ky hap përforcon kapacitetet njerëzore të institucionit dhe siguron një të ardhme energjetike të qëndrueshme.
Kryeshefi Ekzekutiv, Gramos Hashani, theksoi se punësimi i ri rifreskon stafin e KEK-ut dhe ul mesataren e moshës, duke i dhënë energji rinore dhe dije të re për operimin e njësive ekzistuese dhe tranzicionin energjetik.
Kryesuesi i Bordit, Valdrin Krasniqi, shtoi se punësimi i 180 teknikëve të rinj përfaqëson një akt besimi tek rinia dhe profesionalizmi i Kosovës, duke garantuar sigurinë energjetike të vendit.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, vlerësoi rëndësinë e punësimit për fuqinë punëtore dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar modernizimin e termocentraleve dhe investimet e KEK-ut në energji të ripërtëritshme.
“Pranimi i punëtorëve të rinj përfaqëson një nga investimet më të qëndrueshme të KEK-ut në burimet njerëzore, duke garantuar se institucionet energjetike të Kosovës do të mbeten të fuqishme, funksionale dhe të orientuara drejt së ardhmes”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin