Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Zvicra e pret Kosovën më 5 shtator në ndeshjen e parë të Grupit B, takim që pritet të zhvillohet në St. Jakob-Park të Baselit.
Trajneri i Helvetikëve, Murat Yakin ka ftuar gjithsej 23 futbollistë për ndeshjen ndaj Dardanëve dhe pjesë e listës janë dy yje shqiptarë.
Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë pjesë e listës për ndeshjen ndaj Kosovës, por mungojnë dy lojtarë tjerë.
I pari në listë është Uran Bislimi, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën dhe nuk po ftohet, teksa i dyti është Albian Hajdari, i cili pëlqehet edhe nga Dardanët, por që ende nuk ka bërë zgjedhjen e tij./Telegrafi/
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona