Me qindra vullnetarë, organizata dhe institucione u angazhuan sot në kuadër të nismës “Male të Pastra”, e cila u zhvillua njëkohësisht në 10 parqe kombëtare dhe natyrore në gjithë Shqipërinë.
Aksione pastrimi u zhvilluan në Dajt, Tomor, Llogora, Qafështamë, Zagori, Prespë, Shebenik, Korab-Koritnik dhe Alpet Shqiptare, duke larguar qindra kilogramë mbeturina nga natyra.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau momente nga kjo nismë në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një traditë që përsëritet më 26 gusht.
“Nisma ‘Male të Pastra’, me një organizim shembullor në 10 Parqe Kombëtare e Natyrore në të gjithë Shqipërinë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku me qindra vullnetarë, institucione, organizata dhe plot të tjerë bëhen pjesë e aksioneve të pastrimit e ndërgjegjësimit,” shkroi Rama.
Ai vlerësoi angazhimin dhe punën e bërë me përkushtim për mbrojtjen e mjedisit, duke i quajtur zonat e mbrojtura “xhevahire të natyrës sonë, ku ekosistemet meritojnë të jenë të pastra dhe të shëndetshme”.
“Një punë e realizuar me përkushtim dhe dashuri për zonat e mbrojtura, këto xhevahire të natyrës sonë, ku ekosistemet meritojnë të jenë të pastra dhe të shëndetshme”, përfundon Rama postimin e tij.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...