Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim pse nuk është përmbyllur procesi i konstituimit të Kuvendit.
KDI-ja i ka theksuar edhe ato që i ka quajtur shkelje procedurale nga ana e kryetarit të Kuvendit, kur është ndarë procedura e votimit për dy nënkryetarët nga pakicat.
“Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kanë përcaktuar se konstituimi i Kuvendi duhet të bëhet edhe në bazë të praktikave të deritanishme sipas të cilave pesë nënkryetarët e Kuvendit janë votuar në dy pako të ndara. Fryma e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (neni 67), Rregullores së Punës së Kuvendit (neni 12) dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nënvizon thelbësisht nevojën për konsensus dhe gjithpërfshirje gjatë votimit të kryetarit/es dhe nënkryetarëve”, ka thënë KDI-ja në reagimin e vet.
Ky Institut u ka bërë thirrje subjekteve parlamentare që me përgjegjësi institucionale, dhe duke pasur prioritet interesin shtetëror, të përkushtohen për të gjetur një zgjidhje që përmbyll sa më parë procesin e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi./Arbresh.info/
LeBron James rishkroi historinë, thyen një rekord që kishte ...
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...