Bashkimi Evropian i ka ndarë Kosovës 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike.
Në njoftimin e Zyrës së BE’së thuhet se disbursimi i këtyre mjeteve shtesë në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), është bërë më 19 gusht, duke e rikonfirmuar përkushtimin e saj ndaj tranzicionit të gjelbër dhe energjisë së pastër të Kosovës.
“Me mbështetjen e BE-së në vlerë prej 75 milionë eurosh deri më tani: Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë. Mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë. 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër. Mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente”, thuhet në njoftim.
BE-ja ka thënë se qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike./Arbresh.info
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...