Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se partia që ajo përfaqëson nuk ishte kundër deputetit të Vetëvendosje, Dimal Basha, për Kryetar të Kuvendit, por kërkuan pauzë që të sigurohen se VV-ja e ka pasur seriozisht këtë kandidaturë.
“Ne, ashtu siç ishim dakorduar në grupin parlamentar, kërkuam pak pauzë, jo pse kishim votë kundër, apo pse do ta refuzonim një propozim të tillë, por thjesht donim të sigurohemi që Lëvizja Vetëvendosje e ka seriozisht kandidimin e zotit Dimal Basha”, tha Çitaku në një deklaratë për VOX Kosova.
PDK kishte deklaruar se do të votonin një kandidat të VV-së për Kryetar të Kuvendit që s’ka qenë pjesë e Qeverisë. Por, kur VV-ja propozoi Dimal Bashën, nga kjo parti kërkuan pauzë 10 minuta, pasi që s’iu dha abstenuan.
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...