Të hënën në mëngjes, zyrtarët e shërbimit votues filluan javën e fundit të shqyrtimit të aplikimeve të shtetasve që jetojnë jashtë Kosovës për t’u regjistruar për votim me postë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Që nga 23 korriku, në shtatë ditë të javës, nga ora 8:00 e mëngjesit dhe deri në mesnatë, zyrtarët e shërbimit votues kanë shqyrtuar mijëra aplikime të paraqitura në platformën elektronike të KQZ-së.
Gjatë këtyre 33 ditëve janë regjistruar për votim me postë mbi 21 mijë shtetas të Kosovës.
Kështu bëri të ditur për Ekonomia Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Prej më shumë se një muaji, në shtatë ditë të javës, dhjetëra zyrtarë të shërbimit votues, kanë shqyrtuar aplikimet për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe brenda një kohe të shpejtë kanë kthyer përgjigje për çdo aplikues. Nga data 23 korrik, kur ka filluar procesi i regjistrimit, dhe deri më 24 gusht, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 26,480 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 21,291, ndërkaq janë refuzuar 5,186. Afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht”, tha Elezi.
Sipas KQZ-së, në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tyre jashtë Kosovës. Po ashtu, sipas KQZ-së, çdo aplikues është njoftuar për arsyet e refuzimit të aplikimit dhe mundësinë e ri-aplikimit, duke plotësuar kushtet e parapara.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...