Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se në banesën e saj në Prizren janë vjedhur rreth 2000 euro dhe dy telefona.
Sipas policisë, dy të dyshuar kanë depërtuar me forcë në banesën e saj, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Prizren 24.08.2025-15:20. Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdor forcë, i kanë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro, dhe dy telefona e me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...